Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Mashtrimi i ditës

Është mashtrim i ditës

o Iso, kryeministër

apo është shaka ? !

Veç po grumbullohen votat-

zgjedhje t’Serbisë

në Kosovë (thuake )nuk ka … !

Edhe një çilimi

kësaj i thotë shaaaa..ka

e plaku në Çakorr,

i riu n’ Ishtedim,

të pyesin,

të pyesin o kryeministër :

…dardhët e qëruara

mbi trup të gomarit,

a rrinë ?

 

23 prill 2016

 

ERVILËT E ATDHEUT TIM

Servilët n’atdheun tim ,

s’ e çajnë kokën për njerinë ,

si kuletë kanë qeverinë,

në Kuvendin mish-mash

atdhetarë e udbashë ..

Mik kanë zënë njëri- tjetrin,

përbijnë n’ heshtje të vërteten,

edhe n’ditën me diell

kundruall t’huajave

janë servilë!

Falin tokën me kufi,

ujkun,

zot e bëjnë n’shtëpi

Herë fjalë t’forta ,

e herë t’buta

s’duan të dijnë

ç’tha Kushtetuesja …

J.Z. 20 shkurt 2016

 

 

KUDO KORRUPSIONI

 

Servili gojëmbël
i pasur u bë sot,
premtimet e dhëna
nuk i mbajti dot ..
Dje me kasolle
tash me pallat,
vetura t’vargisura
jo më shumë se shtatë.
Me xhama të zi
xhipin e blinduar,
posti në parti
ia ka dhuruar.
Po ç ‘thotë Hnko Halla,
ç’u bë më vatanin ?
E ka zënë për fyti
kudo korrupcioni.

J.Z. , 10 dhjetor 2015

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …