Dëshmitarja e mbrojtjes, Teuta Hadri, sot ka përfunduar dëshminë para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, lidhur me akuzat e Prokurorisë kundër Salih Mustafës, në Hagë. Ajo, para trupit gjykues ka thënë se 19 ose 20 maj të vitit 1999 ka qenë hera e fundit kur ajo ka qëndruar në Zllash. Teuta Hadri ka mjekuar të plagosurit gjatë luftës në Kosovë, ndërsa ka përshkruar edhe rastin e dëshmorit të kombit Sokol Sopi, të cilit i kishte ofruar ndihmë mjekësore. Sokol Sopin e të plagosur e tjerë, atë ditë i kanë bartur për t’i shpëtuar, në mënyrë që të mos binin në duart e serbëve. Kur kanë shkuar në zonë më të lirë fatkeqësisht i ka rënë në pritë të forcave serbe, ai bashkë me Isa Kastratin. Edhe unë kam qenë në atë makinë, por kam zbritur nga makina për të ecur këmbë, sepse granatat e forcave serbe kishin filluar ta goditin makinën. Ky ishte fati im atë ditë, që unë jam gjallë dhe kam ardhur sot këtu për të dëshmuar para jush. Unë kam shpëtuar, Sokol Sopin me ushtarë të tjerë dhe me Isa Kastratin i kanë vrarë forcat armike, ka thënë, dëshmitarja e Mbrojtjes, mjekja e luftës, Teuta Hadri në fund të dëshmisë së saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …