leoni

Kryetari Latifi ka kujtuar Bedrush Gashi nga Drenoci në 23 vjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar Bedrush Gashi nga Drenoci në 23 vjetorin e rënies. Kryetari Latifi tha se sot, bëhen 23 vjet nga rënia heroike e veprimtarit të shquar dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë, Bedrush Gashi nga Drenoci. Ai ia fali të gjitha vitet e jetës së tij kombit dhe në fund dha edhe jetën për t’u pavdekësuar në altarin e heronjve dhe dëshmorëve të lirisë. Rënia e tij aq sa ishte e rëndë për shokët e tij të luftës dhe për UÇK-në, po aq ishte edhe inspirim dhe shembull madhështor i atdhedashurisë. Bedrushi tregoi se si vdiset për kombin. Me rënien e tij, ai iu bashkua vëllait Feimit, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës me 27 maj me 1998. Të flitet për figurën e Bedrush Gashit, nuk mjaftojnë fjalët. Ai ishte një shqiptar zemërluan, mendjemprehtë dhe që luftonte me pushkë në dorë porsi uragan, pa u ndalur kurrë për lirinë e atdheut. Nuk u mposht kurrë, deri në vdekje. Pusho i qetë HERO I KOMBIT, Bedrush Gashi! Vepra dhe sakrifica juaj sublime do të jetojnë shekujve të përjetësisë! Nderim heronjve dhe dëshmorëve të kombit! Lavdi!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …