Në Ferizaj shënohet 12 Maji- Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Në sheshin e qytetit “Hyrë Emini” në Ferizaj, gjatë ditës së sotme është shënuar 12 Maji- Dita  Ndërkombëtare e Infermierisë. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, drejtorja e QKMF-së Nadire Ymeri si dhe personeli mjekësor i qendrave të mjekësisë familjare, por edhe student te kolegjeve private. Ekipet e infermierëve në sheshin e qytetit ofruan shërbime shëndetësore për qytetarët, si: Matjen e tensionit arterial, matjen e glikemisë, nivelin e saturimit me oksigjen, si dhe shpërndanë shumë fletëpalosje në promovim të shëndetit, ndërsa qytetarët tanë treguan interesim të madh për këto aktivitete.  Po ashtu gjatë këtij aktiviteti u tha se pas gjashtë viteve do të fillojë ribotimi i revistës së QKMF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …