Sot duke filluar në orën 11.00 në fshatin Korishë të Prizrenit do të mbahet një Tubimin Përkujtimor për “Ditën e Martirëve”, në përkujtim të martirizimit të tyre 23 vjet më parë. Tubimi përkujtimor do të mbahet pranë Memorialit të Martirëve në fshatin Korishë. 13 maji i viti 1999 shënon datën kur gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, disa banorë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, 77 prej tyre humbën jetën, pasi ishin përdorur si mburojë e gjallë nga serbët përballë sulmeve ajrore të avionëve bombardues të NATO-s.