Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për mos-kalimin e rezolutës që njeh gjenocidin e kryer nga Serbia, në Srebrenicë. Për këtë rast kryeministri Edi Rama ka fajësuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe tha se ishte një lojë e ndyrë e tij. Rama theksoi se ata që e kritikojnë moskalimin e kësaj rezolute duhet të shohin përmbajtjen e tekstit të saj. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”. “Lojë e ulët e një të shpalluri nga Amerika si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”, ka shpjeguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …