Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në seancën e sotme ka thënë se projektligji për pagën minimale është diskriminues ndaj kategorisë së veteranëve të luftës, pasi që kjo kategori përjashtohet nga rritja e pensionit të tyre. “Ligji aktual për trajtimin e temës së pagës minimale e ka specifikuar që pensioni i veteranëve të luftës se UÇK-së duhet të jetë i barazvlefshëm me pagën minimale. Projektligjin që e keni sjell ju, parasheh që të largojë veteranët nga rritja e pensionit të tyre. Ai shtoi se shumica e veteranëve janë në gjendje të rëndë sociale dhe një numër i madh i tyre varen nga ky pension. “Veteranët pensionin nuk e kanë si shpërblim, ashtu siç e kanë vendet e tjera por e kanë burim të ekzistencës, dhe në qoftë se e marrin këtë pension nuk mund të punojnë diku tjetër”. Ne e shohim këtë qasje si diskriminuese ndaj kësaj kategorie të nderuar të vendit, që i dhanë edhe gjymtyrët për lirinë e vendit, andaj kërkojmë që ky nen diskriminues i propozuar nga ju të largohet në mënyrë që pensionet e tyre te jenë ne vije me pagën minimale”, saktësoi, Bekë Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …