Fatmir Humolli

Fatmir Humolli është i vetmi deputet i Vetëvendosjes, që nuk pajtohet me projektligjin i cili nuk ua rritë pagat veteranëve

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar Projektligji për pagën minimale, ku është propozuar që paga minimale të rritet në vlerë prej 250 euro. Megjithatë, ky projektligj ka lënë jashtë rritjes së pagës minimale, veteranët e UÇK-së, të cilit sot marrin pension në vlerë prej 170 euro. Rreth këtij projektligji, lajmi.net, ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili gjithashtu është veteran i luftës. Humolli i pyetur nëse do ta përkrah këtë ligj që anashkalon veteranët, është përgjigjur se është kundër. “Këtë projektligj nuk do ta votoj”, ka thënë shkurt Humolli. Këtë projektligj diskriminues për 38 mijë veteranët e luftës së UÇK-së e kanë refuzuar edhe partitë opozitare, PDK-LDK-AAK.  Shumica parlamentare nuk i ka votat për miratim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …