Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrinë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë ka deklaruar Faton Klinaku. Ai tha se sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovisht të dalim e t’i bllokojmë, ka shkruar Klinaku. Ai ka thënë se për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, OVL-UÇK-ja është në kontakt me deputetë opozitës dhe pozitës. Ne kemi qenë dhe jemi në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, por do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë, ka shkruar Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …