Komuna e Skenderajt nderoi veprën e atdhetarit Tahir Meha në 35 vjetorin e rënies

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu, drejtorë të drejtorive komunale, këshilltarë të Kuvendit komunal dhe familjarë të Familjes Tahir Meha kanë bërë homazhe në nderim të Tahir Mehës në 35 vjetorin e rënies.

Homazhe dhe nderime u bënë pranë varrit të Tahir Mehës dhe pranë kullës në lagjen Meha të Prekazit.

Ndërkohë homazhe kushtuar rënies së Tahir Mehës bënë edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit; Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetë.

Organizuar nga Kryetari i Kuvendit në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt Akademi Përkujtimore, ku u vlerësua lartë figura e Tahir Mehës nga aspekti institucional dhe ai historik.

Tahir Meha ka rënë heroikisht më 13 maj 1981 pas një lufte të ashpër kundër forcave speciale dhe ushtarake të Jugosllavisë së atëhershme. Lufta dhe rënia e Tahir Mehës u bë burim frymëzim i shumë patriotëve dhe atdhetarëve të Drenicës dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …