Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, mediet në Shqipëri raportojnë se vendi po përballet me një ulje të madhe të lindjeve, nga viti në vit. Njoftohet se numri i lindjeve në Shqipëri nga viti 2011 deri më 2022 është ulur 18 për qind. Rrethet me uljen më të madhe janë ai i Beratit, Gjirokastrës, Dibrës dhe Korçës me një rënie prej rreth 20 për qind, nëse krahasojmë të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2022 me atë të periudhës së njëjtë të vitit 2021. Studimet dhe analizat demografike tregojnë se ulja e lindshmërisë ka filluar në fillim të viteve të ’90-ta dhe ka vazhduar tutje deri më sot. Njoftohet se i vetmi qark që ka shënuar rritje është Tirana me një rritje prej 6 për qind por kjo rritje shpjegohet me emigrimin e popullatës drejt kryeqendrës. Mediet në Shqipëri njoftojnë gjithashtu se studime nga metodologji të ndryshme të INSTAT tregojnë se gjatë dekadës së fundit të larguarit nga vendi janë nga 240 -600 mijë, por shifra e saktë pritet të zbardhet nga censi i popullsisë që do të kryhet këtë vit. Pakësimi i popullsisë, ku shumë shpejt pritet që shumicë të jenë moshat e vjetra do të ndikojë negativisht zhvillimet ekonomike dhe sociale në vend.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …