Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se qasja e Qeverisë së Kosovës për çështjen e dialogut me Serbinë, është joserioze. “Kosova do të duhej të ishte më e interesuara që të jemi aktiv në dialog. Ne nuk na konvenon status-quo. Këtë e tha edhe ndihmës sekretarja e shtetit në vizitën e fundit kur tha se status-quo i konvenon Rusisë. Qeveria jonë ka ngecur në këtë status-quo dhe po i pëlqen. Zotëri Kurti ka ardhur në pushtet edhe duke e kritikuar gjithë procesin e dialogut. Dhe për aq sa e lexoj politikën e tij nuk besoj që ai do të nënshkruaj diçka dhe kjo është mungesë e guximit dhe bërja e politikës duke u bazuar në populizëm. Ne kemi nevojë për politikan të guximshëm që dinë çka duan dhe që na nxjerrin nga situata e status-quo në të cilën jemi”, ka deklaruar mes tjerash, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …