Dje ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të ri të hënën në parlament. Në sekretarinë e kuvendit nuk është depozituar asnjë kandidaturë. Në të tilla kushte raundi i parë të hënën ora 17:00, do të zhvillohet pa pasur një emër për tu votuar. Pavarësisht mospasjes së një emri raundi i parë sipas kushtetutës do të quhet i ezauruar për t’ia lënë vendit raundit të dytë. Do të jetë konferenca e kryetarëve të martën e cila vendos datën për raundin e dytë. Tryeza e negociatave në javën që po lëmë pas, mes trojkës socialiste Balla, Spiropali dhe Gjiknuri dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare nuk prodhoi emra. Presioni kohë sa vjen e shtohet në gjetjen e një ose disa emrave për ti votuar në raundin e dytë i cili kërkon 84 vota.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …