Abelard Tahiri

Abelard Tahiri ka kërkuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, që ta procedojë Projektligjin për Fondet Pensionale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës,  që ta procedojë në Kryesinë e Kuvendit Projektligjin për Fondet Pensionale. Ai ka thënë se Kryesia e Kuvendit do të mund ta procedonte për shqyrtim në seancë parlamentare projektligjin i cili do të mundësojë tërheqjen e një pjese të kursimeve të qytetarëve nga Trusti. Sot kemi pritur të shqyrtohet Projektligji për Trustin. Një çështje e tillë qenka në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Ne i kërkojmë komisionit që ta sjell projektligjin me komente, në mënyrë që ta procedojmë për seancën e radhës. Ne shpresojmë që të hënë e ardhshme ta kemi mundësinë që ta procedojmë Projektligjin për Trustin. Abelard Tahiri i ka ftuar deputetët e Vetëvendosjes,  që të votojnë për iniciativën që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Ai ka ftuar pozitën që të arrijë një kompromis lidhur me ndryshimet e propozuara ligjore për Fondin Pensional. Tahiri ka thënë  se rritja e çmimeve e ka bërë “të rëndë” jetën e qytetarëve dhe ka rënduar ekonomitë familjare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …