Dastid Pallaska

Dastid Pallaska: Nuk mund të pritet asgjë më shumë nga dikush që nuk ka respekt as ndaj vetvetes

Me 17 shtator 2019 isha në intervistë në Pressing për të ekspozuar, ndër tjerash, popullizmin e rrezikshëm të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë asaj fushate zgjedhore. Një ndër personat që ishte impresionuar më së shumti me kritikat e mija ndaj ideologjisë dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj ishte Znj. Osmani. Aq shumë ishte mahnitur Znj. Osmani me qëndrimet e mija kundër demagogjisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sa që më kërkoi me ngulm ta takoj sa më shpejtë që të jetë e mundur. Për fat të mirë biseda është e dokumentuar pasi që ishte me shkrim.

Sonte Znj. Osmani e paska cilësuar “urrejtje patologjike” intervistën time të para disa ditëve në Rubikon ku, ndër tjerash, kam përsëritur kritikat e vitit 2019 për shefin e saj të ri.

Për fat të keq, sot ato kritika vlejnë edhe për Znj. Osmani për shkak të përpjekjeve të saja dëshpëruese për ta impresionuar shefin e saj të ri duke e imituar. I pritshëm ky ndryshim i qëndrimit të saj pasi që iu dorëzua kundërshtarit të saj politik i cili e mposhti në zgjedhjet e 2019.

Madje, nuk ishte asgjë në krahasim me VETË-KRITIKËN që sonte bëri për shkak se në vitin 2019 kishte GUXUAR ta krahasonte shefin e saj të ri me Hugo Chavez-in.

Nuk mund të pritet asgjë më shumë nga dikush që nuk ka respekt as ndaj vetëvetes.

Përndryshe, çka mund t’i duket Znj. Osmani dhe shefit të saj të ri si “urrejtje” është thjeshtë ALERGJI.

Alergji ndaj hipokrizisë, obsesionimit me pushtet dhe keqpërdorimit të politikës për shërim të komplekseve personale.

Alergji që shkaktohet nga reagimi i sistemit imunitar të secilit njeri normal që nuk varet nga politika, udhëhiqet nga arsyeja e shëndoshë dhe, si pasojë, ka konsistencë të mendimit dhe veprimit.

Virtyte këto që duket se janë të huaja për Znj. Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …