Këto ditë Kuvendi i Kosovës po merret me pagën minimale, por kategoria e veteranëve të UÇK-së, u shkëput nga lidhja me ligjin ku paga minimale nënkuptonte “pagën” e veteranit. Tash sipas kuvendarëve të famshëm, kjo “pagë”, tash mbetet në të njëjtin nivel, 170 Euro, dhe të gjitha kategoritë tjera, do të kenë pagën minimale 250 euro, sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës! Një gjë duhet të jetë e qartë, se;
– trajtimi me 170 euro, më heret, edhe trajtimi me 250 ero, sipas propozimit të tashëm i cili e përjashton veteranin nga kjo rritje, është qesharake!
– veterani nuk është fajtor, për sikur thuhet fryrje të listave,
– veteranët, janë të diskriminuar, me këtë trajtim, nga se u mohohet e drejta e punës, nëse marrin 170 euro,
– ky ligj i tanishëm, ka kaluar përmes kuvendit të Kosovës, në legjislaturat ku, ishin këto parti politike,
– veteranët, u përdorën në fushatën elektorale, nga të gjitha partitë politike se “trajtimi i tyre duhet të jetë i dinjitetshëm”,
– veteranët nuk duan mëshirë, as lëmoshë,
– veteranët duan të trajtohen me dinjitet,
Kjo është e mundur, nga vendimmarrja e juaj, të nderuar deputet, nëse mendoni dhe e ktheni kokën në të kaluarën. Por, assesi mos harroni se liria nuk erdhi sihariq, në pjatë si lëmoshë, e dhuruar nga qielli, ishin përpjekje gjeneratash, që në fund u desh sakrifica, vetëmohimi dhe kundërvënia Serbisë, me armë në dorë, që të sillet liria. Natyrisht se luftës tonë të drejtë iu bashkua komunieti ndërkombëtar dhe NATO!
Andaj mos luan me këtë trajtim, mos i nëpërkëmbni çlirimtarët, me nofka që Serbia i dëshiron. Mos e “ngrehni” vetën me sharje, njollosje e fyerje, ndaj çlirimtarëve! E dimë se dje, kurë na kërkonte Kosova, një numër i konsideruar, ishin “hiqa dhe askusha”, të këtillë jeni edhe sot, madje shumë të paditur, por të kamufluar. Ju e shihni çlirimtarin ashtu qysh duan armiqt tanë ta shohin!
E dimë se harresa, është aleat i keq, për të gjithë ata që sot të djeshmen, e harrojnë, ka thënë për shqiptarët gazetari i famshëm me origjinë hebraike, Leo Frojdlih që shkroi për golgotën shqiptare!