Kryetari Latifi vizitoi mjediset e reja të KB “KRUSHA”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me ish-kryeministrin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vizituan mjediset e reja të KB “KRUSHA” dhe udhëheqësen e saj, zonjën Fahrije Hoti në Krushë të Madhe, një sipërmarrëse e suksesshme, e cila historinë e trishtë të saj, e ktheu në tregim suksesi. Fahrije Hoti, së fundmi u shpall “Evropiania e Vitit 2022” nga Bashkimi Evropian në Kosovë, për sukseset dhe kurajon e fortë që e ka treguar që nga paslufta, kur bashkëshorti i saj u kap nga forcat serbe dhe për fatin e të cilit nuk dihet as sot. Gratë si Fahrija janë vlerë për shoqërinë. Do ta ketë mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të Komunës së Rahovecit në rrugëtimin e saj të mëtutjeshëm drejt sukseseve.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …