Gurpi i Kumanovës

Luftëtarët e Grupit të Kumanovës, të cilët po e vuajnë dënimin me burg të rëndë në Maqedoni, kërkojnë që gjithë të ekstradohen në Kosovë

Shqiptarët e Grupit të Kumanovës,  të cilët po e vuajnë dënimin e  shqiptuar nga institucionet maqedonase, kërkojnë të ekstradohen në Kosovë por jo të ndarë. Njëri nga ta, Enver Hoxhaj Klein nuk ka shtetësi të Kosovës dhe pamundësohet ekstradimi në Kosovë. Ata po kërkojnë nga institucionet që ti mundësohet një gjë e tillë ani pse juristët thonë që ligji i Kosovës nuk e lejon Vuajnë dënimet afatgjate në burgjet e Maqedonisë së Veriut, por për synim kanë transferimin në Kosovë. Ne, bashkëluftëtarët e Enver Hoxha Klein, kërkojmë me këmbëngulje përgjigje adekuate në lidhje me refuzimin e Shtetësisë së Kosovës për Enverin. Enveri është invalid i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht luftëtar i brigadës 138 Agim Ramadani. Enveri u plagos rëndë ne Betejën e Koshares. Enveri i la të gjitha mirësitë që i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Zonja Gërvalla, nga Ministria që ju e drejtoni, përmes përfaqësuesit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, Enverit i është kumtuar lajmi gojarisht nga një përfaqësues se i është refuzuar shtetësia e Kosovës. Nga Ambasada e Kosoves akoma nuk i ka arritur ndonjë letër zyrtare që shtetësia i është refuzuar. Ne, kërkojmë nga ju dhe nga te gjitha institucionet përkatëse qe ta rishqyrtoni edhe një herë kërkesën e Enver Hoxhaj Klein”, ka shtuar grupi Kumanova.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …