Veprimtari nga Kosova Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka publikuar pjesë të një intervistë dhënë për mediet zvicerane, ku para disa viteve, ka kundërshtuar akuzat e Dick Martit për UÇK-në. Ai thotë se akuzat imagjinare të Martit u vërtetuan se ishin imagjinare. Kosova sapo kishte mbush dy vite jetë, ishte sulmi serbo-rus për t’i thyer krenarin Kosovës së lirë, akuzat imagjinare të Dick Martit u vërtetuan se ishin imagjinare, se lufta e UÇK-së ishte e drejt e pastër dhe legjitime për t’u mbrojtur nga shteti kriminal serb. Me një zë revolte ju drejtova një gazete zvicerane kundër Dick Martit se ne po vdesim nga gripi në mungesë trajtimi spitalor dhe akuzohemi për trafikim organesh”, ka shkruar Bislimi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …