Gjashtë ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosovën, janë ftuar që të marrin pjesë në një drekë jo formale, në Bruksel, për herë të parë me ftesën e shefit, Josep Borell. Pas takimit ka mbajtur konferencë për shtyp dhe si zakonisht e verbalisht ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këtë takim ndër të tjera siç kishte njoftuar Borrell do të bisedohej për Ballkanin Perëndimor dhe për ndikimin e luftës në këtë rajon si dhe krizën ekonomike. Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe i kanë vendosur Rusisë sanksione, përpos njërës”, tha Borrell, duke e thumbuar Serbinë për mosveprimin e tyre në këtë çështje. “Kosova as që pati nevojë t’i vendoste sanksione Rusisë, pasi që ka shtete të BE’së që nuk e njohin pavarësinë e saj, por ajo e bëri një gjë të tillë”, tha kryediplomati i BE-së. Borrell theksoi po ashtu se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikuara nga Rusia, e për këtë duhet të veprojë BE-ja, duke hapur menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …