Qindra ushtarë ukrainas që kishin gjetur strehë brenda fabrikës së çelikut Azovstal në juglindje të Ukrainës, tashmë e kanë braktisur atë, bën të ditur Reuters, pa saktësuar numrin e plotë të ushtarëve. Po ashtu nuk dihet si erdhi deri te kjo braktisje. Në mesin e tyre janë edhe 40 të plagosur, që raportohet të jenë oficerë ukrainas. E një njësi e ushtrisë ukrainase që ishte strehuar nën Azovstal në Mariupol, ka bërë të ditur se njësia e saj po zbaton urdhrat për të shpëtuar jetën e ushtarëve. Disa konsiderojnë se ky është fillimi i fundit të rrethimit, derisa ekziston rreziku për vazhdimin e luftimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …