Avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, kërkojnë lejimin e vizitave familjare për të paraburgosurit

Gjykata Speciale, ka shpallur për nesër aktgjykimin kundër dy krerëve të OVL-UÇK-së: Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Gjykata Speciale,   e quajtur me eufemizëm si “Dhomë e Specializuar”  nga mediet dhe politika zyrtare,  ka shpallur  aktgjykimin kundër dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj. Seanca do të mbahet nesër më 18 maj në orën 10:00. Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vjet burg  dhe  me nga 100 euro gjobë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 nga Policia e EULEX-it, në Prishtinë, pastaj u transferuan në objektin e paraburgimit të Gjykatës Speciale,  në Hagë të Holandës, më 26 shtator  të vitit 2020, të pandehur për sikur thuhet, “pengimin e drejtësisë”. Edhe pse kjo lëndë akuzuese nuk është paraparë të trajtohet nga kjo Gjykatë, ajo ka marrë përsipër gjykimin, me faktin se është Gjykatë Speciale që nuk i jep përgjegjësi askujt dhe konsideron se krerët e OVL-UÇK-së: Hysni Gucati dhe Hasim Haradinaj, kanë penguar drejtësinë në rastin e akuzave kundër kreut të luftës së UÇK-së, që po mbahen në arrest, me akuza për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …