Doli nga shtypi libri: “Gjykimi i drejtë në procedurën penale dhe ndikimi i publicitetit në parimin e gjykimit të drejtë” i autores, Mirvete Zogiani-Uka

Doli nga shtypi libri: “Gjykimi i drejtë në procedurën penale dhe ndikimi i publicitetit në parimin e gjykimit të drejtë” i autores, Mirvete Zogiani-Uka

Libri studimor, “Gjykimi i drejtë në procedurën penale dhe ndikimi i publicitetit në parimin e gjykimit të drejtë” i autores,  Mirvete Zogjani-Uka, pasqyron  në përgjithësi respektimin e  publicitetit në gjykatat e Kosovës, e në veçanti  rolin e medias, në gjykimin e drejtë.  Vetë objekti i studimit është pikërisht ndikimi i publicitetit, në mbarëvajtjen e procedurës penale, masën, dënimin që i shqiptohet, por edhe mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit të të akuzuarit.

Në këtë kontekst, ky libër mëton të shpjegojë këtë fenomen  në dy aspekte: në aspektin e mbajtjes së seancave publike dhe në aspektin e ndikimit të medias në formimin e opinioneve, që shpesh i bëjnë gjyq të pandehurit. Sot, raportet mes sistemit gjyqësor dhe medias gjatë rrugëtimit në zbardhjen e së vërtetës, herë na paraqiten si aleatë, e herë si kundërshtarë.  Hulumtimet mediatike shpesh herë janë ato që nxisin organet kompetente për të vepruar,  sikur  ndodhë edhe  e kundërta, publikimet në media, prishin procesin e hetimeve.  Ashtu sikur gjyqësori që ndonjëherë shkelë   liritë dhe të drejtat e individit, edhe mediat shkelin shpesh, jo vetëm parimin e etikës, por edhe dispozitat ligjore të cilat e përcaktojnë lirinë e shprehjes dhe veprimit.

Autorja, Autorja, Mirvete Zogiani Uka,  shpreson që me këtë libër  të kontribuojë në pasqyrimin e gjendjes reale në vend, dhe në përgjithësi lidhur me  parimin e gjykimit të drejtë në procedurë penale, në raport me parimin e publicitetit.

Libri ndahet në gjashtë kapituj dhe citon qindra burime. Ky libër veç tjerash, synon të pasqyrojë në përgjithësi respektimin e  publicitetit në gjykatat e Kosovës, e në veçanti  rolin e medias në gjykimin e drejtë.  Pra, vet objekti i studimit është pikërisht ndikimi i publicitetit, në mbarëvajtjen e procedurës penale, masën/dënimin që i shqiptohet, por edhe mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit të të akuzuarit. Në këtë kontekst, punimi mëton të shpjegoj këtë në dy aspekte: në aspektin e mbajtjes së seancave publike dhe në aspektin e ndikimit të medias në formimin e opinioneve, që shpesh i bëjnë gjyq të pandehurit. Sot, raportet mes sistemit gjyqësor dhe medias gjatë rrugëtimit në zbardhjen e së vërtetës, herë na paraqiten si aleatë, e herë si kundërshtarë.  Hulumtimet mediatike shpesh herë janë ato që nxisin organet kompetente për të vepruar,  sikur  ndodhë edhe  e kundërta, publikimet në media, prishin procesin e hetimeve.  Ashtu sikur gjyqësori që ndonjëherë shkelë   liritë dhe të drejtat e individit, edhe mediat shkelin shpesh, jo vetëm parimin e etikës, por edhe dispozitat ligjore të cilat e përcaktojnë lirinë e shprehjes dhe veprimit.

Autorja shpreson të kontribuojë në pasqyrimin e gjendjes reale në vend, dhe në përgjithësi lidhur me  parimin e gjykimit të drejtë në procedurë penale, në raport me parimin e publicitetit.

Libri ndahet në gjashtë kapituj dhe citon qindra burime.

Mirvete Zogjani Uka, u lind në fshatin Harilaq të Komunës së Fushë Kosovës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe në Sllatinë të Madhe, ndërsa të mesmen ekonomike, drejtimi juridik-administrativ, në Prishtinë. Studimet themelore i ndoqi ne Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës ku mori titullin Juriste e diplomuar. Studimet master po ashtu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. I mbaroi në qershor të vitit 2010, ku nën mentorimin e Prof.dr. Ragip Halilit, mbrojti temën: ”Ekzekutimi i dënimit me burg për gratë në Qendrën Korrektuese në Lipjan”. Po atë vit (në dhjetor) kaloi provimin e jurisprudencës, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës. Disa vite më vonë u regjistrua në studimet e doktoratës dhe nën mentorimin e Prof.dr. Rexhep Muratit, punoi tezën e disertacionit të doktoratës me titull: ”Gjykimi i drejtë në procedurë penale dhe ndikimi i parimit të publicitetit në gjykimin e drejtë” të cilin e mbrojti me 28.02.2020 dhe mori titullin Doktor i shkencave juridiko penale. Ka punuar në shoqërinë civile dhe është certifikuar për trajnuese të grave në politikë dhe barazi gjinore. Në periudhën 2001-2008 ka punuar si gazetare në Radion Kosova e Lirë. Prej 1 mars 2008 dhe aktualisht, punon në Radio Televizionin e Kosovës-Radio Kosovë. Deri ne vitin 2013 ka punuar si gazetare ndërsa prej 01.08.2013 është Redaktore Përgjegjëse për Informacion. Paralelisht me punën në RTK radio, në periudhën 2013-2015, ka punuar si ligjëruese e lëndëve të lëmisë penale, në Kolegjin Evropian “Juridica” në Prishtinë. Jeton në Prishtinë. 

Librin “Gjykimi i drejtë në procedurën penale dhe ndikimi i publicitetit në parimin e gjykimit të drejtë”, e nxori në dritë, Shtëpia botuese “Armagedoni, Prishtinë, 2022.  ISBN 978-780-83-4.

Arbanë Qeriqi-Gashi

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …