Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me nga 3 vjet burg dhe dy mijë euro gjobë, ish-zyrtarin e Komunës së Prizrenit, Islam Thaçi dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas njoftimit të gjykatës, me datë 19 korrik 2019, dhe 21 korrik 2019, në Prizren në objektin “Abi Çarshia” Thaqi dhe Vrenezi në cilësinë personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit të objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren. I akuzuari Islam Thaçi në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27 gusht 2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren”, thuhet në njoftimin për media. “E akuzuara Jetmire Vrenezi në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e Ministrisë, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara zonja Vrenezi urdhëron rrënimin e objektit “Abi Çarshia”. Të akuzuarit tjerë në këtë rast Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi janë liruar nga akuzat.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …