Skena politike në Shqipëri është përfshirë në diskutime për zgjedhjen e presidentit të vendit, pas dështimit këtë javë për të zgjedhur në këtë pozitë një figurë unifikuese në rundin e parë. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, por as partitë më të vogla të kësaj skene nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë për presidentin e ri në rundin e parë të zgjedhjes në Kuvend të hënën, më 16 maj. Kjo seancë e posaçme zgjati vetëm 5 minuta, ku u konstatua mungesa e kandidaturave. Seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit është thirrur më 23 maj dhe deri më tani nuk ka shenja për një konsensus që do të mundësonte zgjedhjen e përbashkët të presidentit të Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …