Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Llazicë

Në kuadër të realizimit të projekteve dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, po realizohet edhe projekti i ndërtimit të trotuarit në fshatin Llazicë. Punimet në këtë fshat i ka parë nga afër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina dhe asamblistja në Kuvendin e Komunës së Malishevës, Fjoralbë Dobruna. Morina e Dobruna, janë njoftuar me punimet që janë duke i zhvilluar në ndërtimin e trotuarit, që ka një gjatësi prej 620 metrave. “Ndërtimi i trotuarit ju lehtëson qarkullimin e këmbësorëve në këtë pjesë të fshatit, e në veçanti nxënësve”, tha drejtori Morina, i cili i uroi banorët për këtë projekt që po realizohet. Ndërtimi i trotuarit në fshatin Llazicë, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe është pjesë e projekteve në listën e investimeve kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …