Sot për nder të 17 majit – Ditës së Çlirimit të Shqiponjës (Jabllanicë e Dushkajës), kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ish kryeministri dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe shumë bashkëpunëtor, bënë homazhe pranë varrezave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari Ramosaj tha se, përulemi para sakrificës dhe luftës së tyre të shenjtë, me nderime dhe mirënjohje përjetësisht!