Kryetari Latifi me bashkëpunëtor bëri homazhe në Shqiponjë ish Jallanivë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka bërë homazhe në Fshati Shqiponjë ish Jabllanicë. Ai me këtë rast tha se:  Fshati Shqiponjë ish Jabllanicë do të mbetet përgjithmonë në historinë e kombit tonë si vatër atdhetare dhe dëshmi e qëndresës së madhe dhe heroizmit në luftën për liri. Shqiponja, porsi shqiponja dykrenare e flamurit tonë kombëtar, anjëherë nuk u thye përballë masivitetit dhe agresivitetit ushtarak dhe armatimit modern të pushtuesit. U fituan betejat një pas një deri në arritjen e lirisë. Sot, më 17 MAJ, në Ditën e Çlirimit të këtij fshati emblemë, u përulëm me nderime para veprës madhështore të grave e burrave trima të Shqiponjës së Dushkajës, heronjve dhe dëshmorëve që prehen në paqe në Kompleksin Përkujtimor, para veprës së gjithë atyre që nuk i lëshuan pushkët nga dora deri në çlirim. Lavdia e tyre do të jetojë me shekuj!

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …