Kryetari Haliti priti në takim një grup të profesorëve dhe studentëve amerikan

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim një delegacion nga profesorët dhe studentët amerikan që po qëndrojnë në Kosovë. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, mundësitë e saj, por edhe mbi historinë e kësaj komune. Kryetari Haliti gjithashtu i njoftoj ata mbi bashkëpunimet që ka pasur komuna e Vitisë me institucionet amerikane në Kosovë, por edhe për binjakëzimin në mes të Vitisë, dhe Masonit të Miçiganit të SHBA-së. Ai, gjithashtu ju është përgjigjur pyetjeve të mysafirëve, dhe shtoj se për të është ndër i veçantë që të pres në takim njerëz nga shteti mik i SHBA-së në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në shënimin e ditës së shkollës në Gur të Kuq

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …