leoni

Gucati - Haradinaj

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burg, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë  i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg dhe Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atyre do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Në aktakuzën kundër tyre  thuhet se midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve të mundshëm. Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.  Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan  nga Policia e EULEX-it më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të  Gjykatës Speciale, në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …