leoni

Donjeta Sadiku nuk arriti të kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, nuk arriti të plasohet në finale të Kampionatit Botëror për femra që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Sadiku humbi të mërkurën në gjysmëfinale nga boksierja amerikane, Ellis Rashida Shakilya, me rezultatin 0:5 në kategorinë deri në 60 kg.

Me gjithë humbjen, Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë që është suksesi më i madh për boksin kosovar pas pavarësimit të sportit më 1991.

Sadiku, e cila edhe si juniore ka arritur suksese të mëdha në garat evropiane dhe botëtore, deri në gjysmëfinale arriti me tri fitore bindëse.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …