leoni

Është organizuar Aksioni për pastrimin e Junikut

Nën organizimin e Komunës së Junikut, përkrahur nga shumë qytetarë të Junikut, OJQ, Institucione shkollore, QKMF, QPS, Policia e Kosovës, PTK, Zjarrfikësit, përfaqësues fetar, etj. është ndërmarrë aksion pastrimi me moton: “Ta pastrojmë Junikun“. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të organizimeve me rastin e shënimit të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut (21-25 Maj 1912). I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu i cili ju drejtua qytetarë duke thënë, Qytetarë të nderuar! Sot ishte një aktivitet për Junikun tonë të pastër. Junikun pa mbeturina. Andaj, ju gjithmonë keni treguar qytetari dhe kulturë sa i përket kësaj sfere. Të vazhdojmë me këtë traditë, me këtë kulturë. Ta mbajmë Junikun e pastër!

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …