Komuna e Malishevës, përshëndeti vendimin e Gjykatës së Apelit, për ushtarët nga Malisheva  

Sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë Komunale, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fillim të kësaj mbledhje, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit, lidhur me rastin “Kleçka”, për lirim nga aktakuza për Fatmir Limajn dhe nëntë ushtarët tjerë të UÇK-së, të cilët kryesisht janë nga Komuna e Malishevës. “Me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, për herë të pestë, për të njëjtin rast, u dëshmua jo vetëm pafajësia, por edhe lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Përndryshe në mbledhjen e sotme, drejtorët e drejtorive, raportuan për punët dhe angazhimet e tyre, gjatë javës së shkuar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u bë e ditur se kanë filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, si dhe u tha se do të ketë aktivitete edhe me rastin e 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve.

Sa i përket realizimit të projekteve, sipas drejtorive komunale, të gjitha projektet nga lista e miratuar, e investimeve kapitale, do të përfundojnë sipas planifikimeve, si në infrastrukturë, bujqësi, arsim dhe në fusha të tjera.

Ndërsa për shërbimet administrative, u bë e ditur se janë mobilizuar për shkak të rritjes së numrit të personave që aplikojnë për pasaporta biometrike dhe të cilët kanë nevojë për nxjerrje të dokumenteve në shërbimin e gjendjes civile, si dhe janë përgatitur edhe për pritjen e bashkatdhetarëve, të cilët gjithashtu kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme, dhe u premtua se në maksimum, do të evitohen pritjet para sporteleve, sepse shërbimet do të jetë të shpejta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …