Kryetari Kastrati viziton ekipin e QKMF-së në Ditën Botërore të Mjekut Familjar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, vizitoi ekipin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ”Shpëtim Robaj”, të cilët në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, në qendër të qytetit tërë ditën u ofrua shërbime mjekësorë qytetarëve, një shërbim të tillë iu ofrua edhe kryetarit, Kastrati. Me këtë rast, Kastrati u shprehi mirënjohje për punën dhe angazhimin që po e tregojnë mjekët tanë në shërbim të qytetarëve e në veçanti, më 19 Maj- Ditën Botërore të Mjekut Familjar, ku ftoi edhe qytetarët sipas motos se ”Është koha të ndërtojmë të ardhmen me mjekët familjarë”, t’i përgjigjemi këtij shërbimi që, për çdo nevojë shëndetësore kontakti i parë të jetë mjeku familjar, kjo është një e drejt e secilit person, prandaj, çdo kontrollë shëndetësore me kohë, është parakusht për shëndet të mirë”, përfundoi Kastrati. Qytetarët shprehen interesim të madh për t’u kontrolluar tek ekipi mobil i QKMF-së në qendër të qyteti.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …