Jo rastësisht ka vite e vite që nuk mund ta shkruaj për të rënit fjalën- “LAVDI “.
Që moti jemi dëshmitarë që veç të vrarit ( dhe ATA me seleksionime) ishin më të mirët e UCK-së…
Ta dimë të gjithë, një e për një, që ka për t ‘na zënë mallkimi i lirisë, liri kjo që vështirë t’i ngjan asaj ( lirisë). Prej që nisën arrestimet e luftëtarëve të lirisë, nuk e kuptoj askurrë s’do mund ta kuptoj ndjenjën e qetësisë gjithë popullore!!!
Sot Serbia feston, kriminelët serbë cakërrojnë gotat gdhendur nga kafkat e fëmijëve tonë, popullatës tonë, dëshmorëve tonë.
Dikush sërish do të thotë: “Vet e kanë nënshkruar”, natyrisht kur je i pastër si loti i nënës mbi trupin e vrarë të fëmijës së saj, s’ke arsye mos ta nënshkruash, arsye të ikjes nuk kishin.
Sërish na tradhtoi Evropa, sërish ua kthyem shpinën luftëtarëve, sërish e sërish…
Kosovë!!!
Zgjohu moj e dashur numëro plagët e panumërta.
Varret pa eshtra në pritje të janë rrafshuar nga lot nënash.
Eshtrat pa varre tretur e mbetur pa adresë.
Gjenocidi serb mbi ne, pa ndëshkim mbetur.
Anë përtej u godit liria fituar me tonelata gjaku që nga embrioni deri te shqiptari mbi shekullor.
Sinqerisht po më vije të them: Ngushëllime për vetën tënde Kosovë por sërish po ndaloj për hirë të luftëtarëve të lirisë,
gjakut,
lotëve…
pritjeve…