Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i propozim – vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave Komunale për biznese;
-
Shqyrtimi i propozim – vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;
-
Shqyrtimi i propozim – vendimit për themelimin e komiteteve për Arsim dhe Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
-
Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim;
-
Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
-
Shqyrtimi i Draft – Rregullores për dhënien e titujve të nderit, dekoratave dhe çmimeve nga Komuna e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i vendimit për bartjen e mjeteve rezervë në investime kapitale;
-
Shqyrtimi i vendimit për aprovimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe;
-
Raporti vjetor i Punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;
-
Raporti i Auditorit të Brendshëm për periudhën e vitit 2021;
-
Të ndryshme.