Njoftim për mbajtjen e takimeve publike me qytetarë me banorë të fshatrave: Fortesë, Sapniq dhe Xërxë

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Fortesë, Sapniq dhe Xërxë. Duke e pasur parasysh përkushtimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përdor mekanizma të këshillimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në takime, për vlerësimet dhe propozimet për çështje të interesit të tyre. Duke qenë pjesë e këtyre takimeve, ftojmë qytetarët të japin kontributin e tyre! Tema e takimeve: Kërkesat e tyre dhe ecuria e projekteve për vitin 2022. Takimet mbahen në:

1 Fortesë-Objekti SHFMU “Liria”-30.5.2022- Ora : 18:00

2 Sapniq-Objekti SHFMU “Sapniqi”-30.5.2022-Ora: 19:00

3 Xërxë-Objekti-Shtëpia e Kulturës-30.5.2022-Ora : 20:00

Njoftimin mund ta gjeni të publikuar edhe në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/…/NJOFTIM-Per-mbajtjen-e…

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …