Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e drejtuesve të OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj me nga katër vjet e gjysmë burgim. Hoxhaj ka thënë se sot është me mendje e me zemër me Gucatin dhe Haradinajm, duke thënë se lufta e UÇK-së përball Serbisë ka qenë e drejtë dhe e pastër. “Me mendje dhe me zemër jam sot tek luftëtarët e lirisë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Lufta e UÇK-së përballë sistemit pushtues të Serbisë ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush! Bashkëndiej me familjen Haradinaj dhe Gucati, uroj të kenë forcë të përballojnë padrejtësinë që po u bëhet”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …