Sot në orën 14:30 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale. Thaçi dhe të tjerët janë duke u akuzuar kinse për krime lufte. Ndaj akuzave të Gjykatës Speciale ata janë deklaruar të pafajshëm. Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …