Njoftim për mbajtjen e takimeve publike me banorë të fshatrave: DEJN, VRAJAK DHE BRATOTIN

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, kryetari i Komunës, Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. Duke e pasur parasysh përkushtimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përdor mekanizma të këshillimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në takime, për vlerësimet dhe propozimet për çështje të interesit të tyre. Duke qenë pjesë e këtyre takimeve, ftojmë qytetarët të japin kontributin e tyre! Tema e takimeve: Kërkesat e tyre dhe ecuria e projekteve për vitin 2022. Takimet mbahen më: 23.5.2022, në:

  1. Dejnë-Objekti SHFMU “Rudolf Walter”, në orën: 18:00

  2. Vrajak -Objekti SHFMU “Tre Dëshmorët”, në orën: 20:00

  3. Bratotin-Objekti SHFMU “Tre Dëshmorët”, në orën: 20:00

Jeni të mirëpritur!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …