leoni

Në Ferizaj, mbahet takimi për hartimin e planit dhe udhëzuesit për integritet

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, këtë të premte është mbajtur takimi me komunat e rajonit të Ferizajt për hartimin e model planit të integritetit dhe udhëzuesin për monitorimin dhe raportimin e planit për integritet. Hapjen zyrtare të këtij takimi e bëri Shkëlqim Jakupi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Valdet Hajdini nga OSBE-ja, të cilët kanë folur për rëndësinë e këtij plani, përmbajtjen e planit, objektivat e tij si dhe qëllimin kryesor. Në takim prezantimin e këtij plani e bëri Ferdi Kamberi nga MAPL i cili ka folur për model plani për integritet, rolin dhe përgjegjësia e akterëve lokal, zhvillimi i planit, metodologjia dhe udhëzuesi për mënyrën e monitorimit dhe raportimit për planin për integritet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …