Enver Hoxhaj: Serbia ka qenë dhe është bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin

Enver Hoxhaj: Serbia ka qenë dhe është bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në librin e ri “Përplasja e Madhe”, të cilin e përuroi në Tiranë,  flet për luftën diplomatike dhe hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit. Ai përmes një interviste ka thënë se evropianët kanë pasur pikëpamje të gabuar se çfarë është Rusia, pasi, tani po shihet vërteta.  “Përtej tragjedisë që po ndodhë në Ukrainë dhe rreshtimit të drejtë të Kosovës dhe Shqipërisë për Ukrainën, unë mendoj që është kyçe që të përdoret ky moment  i ri për ta mbështetë Kosovën për t’u bërë shtet anëtar i NATO’s. Rusia përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit me Serbinë, ka bërë përpjekje ta përdorë Ballkanin si lojë shahu politik.”, ka thënë tutje ish-ministri Hoxhaj. ka thënë Hoxhaj, në Euronews Albania.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …