Gregory Meeks: Serbia duhet t’i pranojë krimet që ka kryer dhe ta njohë Republikën e Kosovës

Gregory Meeks: Serbia duhet t’i pranojë krimet që ka kryer dhe ta njohë Republikën e Kosovës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti Gregory Meeks, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është cituar të ketë deklaruar se Serbia duhet t’i pranojë krimet që ka kryer dhe ta njohë Republikën e Kosovës. Gjatë takimit Meeks dhe Kurti diskutuan edhe për pasojat për sigurinë e kontinentit të Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe për rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kongresisti Meeks, ka pohuar se marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti po ashtu e ka falënderuar kongresistin Meeks për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …