Tahiri dhe Bushati zhvilluan një takim në Tiranë

Tahiri dhe Bushati zhvilluan një takim në Tiranë

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri gjatë qëndrimit të saj në Tiranë është takuar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Në këtë takim, dy ministrat përmenden marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve shqiptare si dhe rritjen e angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e të gjitha çështjeve me interes kombëtar dhe ndërkombëtar. Duke shprehur përkushtimin për vizionin euro-atlantik, ministrja Tahiri theksoi se Kosova po punon për me intensitet për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB dhe rritjen e numrit të njohjeve dhe se partneriteti strategjik me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në po i fuqizon këto procese. Në anën tjetër, ministri Bushati vlerësoi përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit në BE dhe siguroi se Shqipëria mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës. Ai ka theksuar se lidhjet mes dy vendeve kanë për bazë orientimin euroatlantik dhe lidhjet kombëtare dhe këto synime do të punojmë që të avancohen edhe më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …