Biden

Biden, ia ka kujtuar Vuçiqit, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ia ka kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Bideni, në një letër urimi me rastin e rizgjedhjes si President i Serbisë, ka kërkuar nga Vuçiq të ndërmarrë veprime për zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës, duke përmendur kompromisin. “Duke qenë se keni lënë prapa zgjedhjet, e inkurajoj Serbinë të bëjë hap para në promovimin e paqes dhe stabilitetit në krejt rajonin dhe të ndërmarrë veprime proaktive, përfshirë kompromis kur është i nevojshëm – me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian”, i ka shkruar Biden presidentit serb. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë që të angazhohen nga afër me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për ta arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në mesazhin që Bideni ia ka drejtuar Vuçiqit për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …