Annalena Baerbock mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës

Annalena Baerbock kryediplomate gjermane pas vizites së fundit në Ballkanin Perendimor është shprehur se “Vizita ime e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor më bëri të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit tonë me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar familjes së shteteve anëtare të Këshillit të Europës”, ka thënë Baerbock, sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Twitter. Përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës dje në mbledhjen e Komitetit kanë shprehur edhe Shqipëria e Kroacia, të cilat dolën edhe me deklarata zyrtare. Zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, e cila ishte pjesë e kësaj mbledhje, përmes një postimi në Twitter ka treguar se ka folur për çështjen e Kosovës ku ka shkruar se është koha për të marrë hapa të guximshëm për të ardhmen e Europës, duke përfshirë dhënien e anëtarësisë për Kosovën dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ka shkruar Fino.Ndërkaq, Kroacia ka thënë se KiE duhet të jetë i hapur për të pranuar Kosovën si anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …