Kryetari amerikan, Xho Biden, nënshkroi legjislacionin për ndihmën shtesë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, për afërisht një miliard për 1 milion banorë. Ndihma e re synon të mbështesë Ukrainën deri në shtator dhe pason një masë urgjente të mëparshme që kishte siguruar 13.6 miliardë dollarë. Paketa e re përmban 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme armësh të avancuara për të frenuar përparimet e Rusisë. Ajo parashikon gjithashtu 8 miliardë dollarë në mbështetje të përgjithshme ekonomike, 5 miliardë dollarë për të trajtuar mungesat globale ushqimore që mund të rezultojnë nga rrënimi i bujqësisë ukrainase dhe më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar refugjatët. Biden e nënshkroi ligjin më rrethana të pazakonta. Duke qenë se ai po bën një udhëtim në Azi, një zyrtar amerikan e solli projekt-ligjin në Seul në mënyrë që presidenti ta nënshkruante, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Kjo pasqyron ndjesinë e urgjencës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, por edhe nxjerr në pah sfidat ndërkombëtare me të cilat përballet zoti Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …