leoni

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Çitaku: Është e paprecedentë që një kryeministër t’ia jap luksin vetës që të qëndrojë kaq gjatë në SHBA

Duke folur për vizitën disa javore të kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se është e paprecedentë që një kryeministër t’ia jap luksin vetës që të qëndrojë kaq gjatë në SHBA. “Vizita e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shumë pak përjashtime, ka qenë e zbehtë dhe më shumë ka ngjasuar një vizitë studimore, se sa një vizitë zyrtare të një kryeministri. Është e paprecedent që një kryeministër t’ia japë luksin vetvetes që të qëndrojë në SHBA një kohë të gjatë për të eksploruar dhe realizuar, po e citojë deputetin e LVV-së, ‘ëndrrat e veta’. Kryeministri duhet të ketë agjendë të saktë, konkrete dhe zyrtare. Megjithatë, mua sigurisht më vjen mirë që kryeministrit po i pëlqen Amerika, mirëpo atë mund të vizitosh edhe për pushime. Kryeministri është në detyrë dhe ai duhet të jetë në Kosovë tani” ka deklaruar për “Kosovapres” nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …