Lugina e Diellit

Vazhdon shpopullimi i veriut të Kosovës nga shqiptarët

Banorë shqiptar të pjesës veriore të Kosovës kanë shfaqur shqetësimin e tyre se në pjesën veriore e vendit po vazhdon të realizohet spastrimi etnik, qëllim ky i kahmotshëm i Serbisë. Ata kanë theksuar se banorët shqiptar të Lagjes së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur me të madhe shtëpitë e tyre për para të majme. Ato po i blenë Qeveria e Serbisë duke realizuar kështu planin e saj strategjik të kamotshëm, spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit të Mitrovicës dhe të vendit në përgjithësi. Banorët e kësaj pjese të vendin kanë deklaruar për “Kosovapres” se ashtu sikur qeveritë paraprake, edhe Qeveria Kurti nuk ka shfaqur interesim për blerjen e shtëpive që po i shesin shqiptarët dhe kjo ka bërë që ato të blihen nga Qeveria e Serbisë e cila mandej në ato shtëpi po vendos serb të cilët nuk dihet se nga sillen aty. Banorët kanë deklaruar se përveç blerjes së shtëpive të shqiptarëve, në pjesën veriore të Mitrovicës po vazhdon procesi i ndërtimit të ndërtesave në të cilën sillen për të jetuar serb të cilët nuk dihet se nga vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …