Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit e cila rikonfirmoi pafajësinë e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij në rastin ‘Kleçka’. AAK, nëpërmjet një komunikate për medie, ka vlerësuar se ky vendim përbën një dëshmi të fortë se lufta e UÇK-së ishte e pastër. “AAK, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit, që Fatmir Limaj dhe të tjerët, të shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte në rastin Kleçka, është një dëshmi e fortë se lufta e UCK-së, ka qenë e pastër. Përballja e zotit Limaj me drejtësinë në disa raste ndërkaq, flet për kulturën tonë si ndivid e si popull, por edhe për zotin Limaj, se përballja me drejtësinë, është drejtësi në vete. AAK, vlerëson se saga e zotit Limaj me drejtësinë, ishte e gjatë dhe e mundimshme, por pafajësia e tij është më e vlefshme se çdo gjë tjetër”, thuhet mes të tjerash në reagimin e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …